Të rejat

Seminari “Gazetaria në radio” me të ftuar gazetarin dhe moderatorin e njohur të “Klubi i Mëngjesit” në Club FM, Blendi Salaj eshte organizuar ditën e mërkurë, 21 nëntor, në orën 14:00 tek Biblioteka ARKA. Blendi Salaj ndau me pjesëmarrësit udhëtimin e tij në botën e radios, pasionin që zgjon ky medium dhe sekretet e një emisioni të suksesshëm në radio. Te rinj, qe ndjekin studimet ne fakultetin e gazetarise, gazetare te njohur te mediave lokale dhe perfaqesues te OJF-ve te Shkodres percollen me shume interes biseden.

Aktiviteti është organizuar nga Europe House.

#EuropeHouse European Union in Albania