Film: Bota nga Iris Elezi dhe Thomas Logoreci

Të shtunën me datën 22, në Qendrën Rinore Arka u bë shfaqja e filmit “Bota”, ku prezent ishin edhe regjisorët e filmit: Iris Elezi dhe Thomas Logoreci.

Sinopsis:​
Tre shpirtra të humbur, Juli, Beni dhe Nora​, ​punojnë në ​kafenen simpatike ‘Bota’​ b​uzë​ kënetë​s​ ku ​ende ​jetojnë me familjet e tyre të interuara gjatë periudhës komuniste​. Të​ tre n​​​ë​ m​ë​nyr​ë​n e tyre​ ​ëndë​rrojn​ë​ ndryshimin dhe daljen nga tranzicioni. ​Por tani që rruga po ndërtohet​, jeta e qetë ​në këtë fshati të izoluar pushon së ekzistuari​ dhe vendime të rë​ndë​sishme duhen ​marrë​​. Me aktorë​t: ​Flonja Kodheli, Artur Gorishti, Fioralba Kryemadhi, Tinka Kurti, Guljelm Radoja, Alban Ukaj dhe Erand Sojli.

Filmin “Bota” e mbulon thjeshtësia e një jete të rëndomtë. Në një zonë të shkretuar të Shqipërisë, ishte një “Botë” brenda një Bote. Një kafe, në të cilën zhvillohen dhe përjetohen emocionet nga hidhërimi deri tek gëzimi; ndjenjat nga urrejtja deri tek dashuria; në të cilën kafe përkujtimi, vdekja, dëshpërimi, liria dhe shpresa kërkojnë përmes dialogut të vërtetën. Dramë e ngjyrosur me shpresën e lirisë, liri e cila nuk varët nga paraja por nga kuptimi gradual i të kaluarës.

Pas filmit vijoi një dialog i shkurtë me regjisorët e pranishëm, i moderuar nga Engjell Gjugja. Disa nga temat ishin se a është filmi fotografi e Shqipërisë së sotshme; Nora dashuron Benin, Beni dashuron paratë, Beni vret Norën shtatzëne për para, etj.

Fitues i ​tetëmbëdhjete çmimeve ndërkombëtare ​si ​dhe filmi përfaqësues i Shqipërisë në Academy Awards 2016, BOTA​​(2014) ​ësht​ë një bashkëprodhim Shqiptar/ Italian/ Kosovar me regji nga Iris Elezi & Thomas Logoreci. Prodh​uar ​nga ERAFilm, PMI dhe ​I’S CONTINUUM.

0 Comments

Nuk ka asnjë koment akoma

Lini një koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *