Category: Edukative

Edukimi mjedisor në mbledhjen, diferencimin dhe riciklimin e mbetjeve

Në 24 Maj, Ditën Ndërkombëtare të Parqeve është përmbyllur me sukses panairi “Mendo Gjelbër, Vepro Gjelbër”, aktivitet i organizuar në kuadër të projektit “Edukimi mjedisor në mbledhjen, diferencimin dhe riciklimin e mbetjeve”. Ky projekt është zbatuar nga Acli Ipsia në Shqipëri dhe Qendra Rinore Arka, në kuadër të projektit Eco Nord, mbështetur nga ALCDF dhe financuar nga Bashkimi Evropian.

Gjatë harkut kohor prej një viti, në projekt u përfshinë 10 shkolla të ciklit 9 –vjeçar nga bashkitë Shkodër, Vau-Dejës dhe Malësi e Madhe. Rreth 200 nxënës u bënë pjesë e aktiviteteve sensibilizuese mbi rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe e laboratorëve krijuese, gjatë së cilave patën mundësi të shprehin aftësitë e tyre krijuese në realizimin e punimeve me materiale të riciklueshme.

Puna një vjeçare me shkollat u finalizua sot me Panairin “Mendo Gjelbër, Vepro Gjelbër”, i cili u realizua përgjatë Pedonales “Kolë Idromeno”. Shkollat pjesëmarrëse ekspozuan punimet e realizuara nga nxënësit gjatë laboratorëve krijuese, ku në fokus ishte riciklimi dhe ripërdorimi. Të gjitha shkollat pjesëmarrëse u paraqitën me një nivel të lartë krijimtarie dhe angazhimi.

Një juri e posaçme vlerësoi me çmime punimet më të mira, në të cilat reflektohej më së miri koncepti i riciklimit dhe i ripërdorimit. Në këtë kuadër, dy çmime mirënjohjeje shkuan për Shkollën “Mati Logoreci” dhe për Shkollën 9-vjeçare Vau-Dejës, ndërsa çmimi i parë shkoi për Shkollën “Ndre Mjeda”. Nxënësit fitues të vendit të parë u bënë fitues të një ekskursioni 3 ditor në natyrë, me një eksperiencë scout.

Kamp Victory

Football refers to a number of sports that involve, to varying degrees, kicking a ball with the foot to score a goal. Unqualified, the word football is understood to refer to whichever form of football is the most popular.

Read More

Cirku i Ëndrrave

The process often starts with a planning stage in which plans are prepared by an architect and approved by the client and any regulatory authority. Then the site is cleared, foundations are laid and trenches for connection to services.

Read More

Miqtë tanë të vegjël urojnë mësueset për 7 Mars

Dje Arka mirëpriti miqtë e saj të vegjël të shtëpisë së fëmijës së moshës shkollore në një aktivitet falënderues për mësueset e tyre.
Bashkë me fëmijët kishim përgatitur një festë surprizë për mësueset me vjersha, këngë dhe kartolina të përgatitura nga vetë ata.
Faleminderit grupit scout girl për ndihmesën e dhënë që ky aktivitet të bëhej kaq i këndshëm!

Image may contain: 1 person     Image may contain: 7 people, people sitting and indoor

 

Promovimi i librit “Fryma”

Mbramë pranë Qendrës Rinore ARKA në një atmosferë miqsh e dashamirës të fjalës së shkruar u bë promovimi i librit “Fryma”.
Një përmbledhje që bëri bashkë krijues me 33 proza në gegnisht.
Ky libër është ideuar dhe mbështetur për botim nga portali PërShkodrën, që drejtohet nga miku Jetmir Troshani, me redaktim të Rozafa Shpuza dhe Desantila Qerimaj, me shtëpi botuese “Muzgu”.
Gjatë mbrëmjes autorët lexuan fragmente nga prozat e tyre dhe të miqve që nuk ishin të pranishëm në mbrëmje, duke i bërë kështu pjesë.
Mbramja u mbyll me Li, street performer nga Anglia. Një përshëndetje me muzikë për Frymën nga mikja Alma Bazhdari Naraçi.

Falenderojmë të gjithë sa ishin mbramë!

Të dhëna për librin:

Autorët: Grupi Virtual “PërShkodrën”
Ideatorë: Jetmir Troshani, Gjergj Kolgjokaj
Redaktore: Rozafa Shpuza, Desantila Qerimaj
Botues: Mark Simoni
Kujdes grafik: Renald Fejzulla
Kopertina: Gjergj Kolgjokaj
Ideja grafike: Mark Simoni

* * *

Image may contain: 1 person   Image may contain: 13 people, people sitting and indoor
Image may contain: 1 person   Image may contain: 1 person, on stage
Image may contain: 2 people, people sitting

#Intelectus – Takimi me Ridvan Dibren

Sipari i takimeve të INTELECTUS u kremtua me datë 28 shkurt, ora 18:00 me mikun e shkrimtarin Ridvan Dibra.
Në një mbrëmje dashamirëse të moderuar nga Engjell Gjugja Ridvani përcolli ngjarje nga rrugëtimi i tij si krijues, lexues, student, prind, bashkëshort e pedagog duke na dhënë mundësi që ta njohim më mirë.
Pyetjet e shumta nga lexues e dashamirës të krijimtarisë së tij i dhënë mbrëmjes emocionin e duhur, duke na dhënë mundësinë të kuptojmë më mirë marrëdhënien e Ridvanit me përunjësinë, dashninë, njerëzoren, kujtesën, harresën, proçesin e krijimit etj.
I jemi falenderues Ridvanit për mbramjen e këndshme që na ofroi si lexues, pjesëmarrësve dhe stafit të ARKA-s.

Me datë 07 Mars 18:00 INTELECTUS mblidhet për të vënë në dijeni shkrimtarin e ftuar të rradhës.

Ju mirëpresim!

Image may contain: 1 person, indoor      Image may contain: one or more people and people standing
Image may contain: 2 people

Panairi i vajzave Scout të shtëpisë së fëmijës – Shkodër

Panairi i vajzave Scout të shtëpisë së fëmijës Shkodër, u realizua me datë 31 mars 2017 pranë Qendres Rinore Arka. Vajzat kanë  përgatitur byzylykë, kartolina dhe limonata të cilat u shiten me një çmim simbolik për blerjen e shalleve dhe për t’i mundësuar vajzave vazhdimin e aventurës së tyre Scout.

Ky panair u realizua me ndihmën e YES Alumni, Peace Corps dhe Arkës duke bërë të mundur që çdo person të kishte mundësinë të jepte kontributin e tij.

#intelectus – Prof. Zija Vukaj

 

Prezantimi i profesor Zija Vukaj:

Ka lindur më 1 mars të vitit 1960. Pas shkollës së mesme të përgjithshme “Jordan Misja”, ka kryer universitetin për letërsi dhe gjuhë shqipe. Aktualisht mësues në shkollën e mesme të përgjithshme “Jordan Misja”, i vlerësuar si një nga mësuesit më të mirë të gjuhës shqipe e të letërsisë të shkollave tona, duke qenë njëkohësisht dhe veprimtar shoqëror. Ka qenë më herët sekretar i parë i Prefekturës së Shkodrës gjatë kohës kur kryeministër ka qenë Pandeli Majko, por edhe drejtor i shkollës së mesme të “Gjuhëve të Huaja”. (more…)