News

Edukimi mjedisor në mbledhjen, diferencimin dhe riciklimin e mbetjeve

Në 24 Maj, Ditën Ndërkombëtare të Parqeve është përmbyllur me sukses panairi “Mendo Gjelbër, Vepro Gjelbër”, aktivitet i organizuar në kuadër të projektit “Edukimi mjedisor në mbledhjen, diferencimin dhe riciklimin e mbetjeve”. Ky projekt është zbatuar nga Acli Ipsia në Shqipëri dhe Qendra Rinore Arka, në kuadër të projektit Eco Nord, mbështetur nga ALCDF dhe financuar nga Bashkimi Evropian.

Gjatë harkut kohor prej një viti, në projekt u përfshinë 10 shkolla të ciklit 9 –vjeçar nga bashkitë Shkodër, Vau-Dejës dhe Malësi e Madhe. Rreth 200 nxënës u bënë pjesë e aktiviteteve sensibilizuese mbi rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit dhe e laboratorëve krijuese, gjatë së cilave patën mundësi të shprehin aftësitë e tyre krijuese në realizimin e punimeve me materiale të riciklueshme.

Puna një vjeçare me shkollat u finalizua sot me Panairin “Mendo Gjelbër, Vepro Gjelbër”, i cili u realizua përgjatë Pedonales “Kolë Idromeno”. Shkollat pjesëmarrëse ekspozuan punimet e realizuara nga nxënësit gjatë laboratorëve krijuese, ku në fokus ishte riciklimi dhe ripërdorimi. Të gjitha shkollat pjesëmarrëse u paraqitën me një nivel të lartë krijimtarie dhe angazhimi.

Një juri e posaçme vlerësoi me çmime punimet më të mira, në të cilat reflektohej më së miri koncepti i riciklimit dhe i ripërdorimit. Në këtë kuadër, dy çmime mirënjohjeje shkuan për Shkollën “Mati Logoreci” dhe për Shkollën 9-vjeçare Vau-Dejës, ndërsa çmimi i parë shkoi për Shkollën “Ndre Mjeda”. Nxënësit fitues të vendit të parë u bënë fitues të një ekskursioni 3 ditor në natyrë, me një eksperiencë scout.

Kamp Victory

Football refers to a number of sports that involve, to varying degrees, kicking a ball with the foot to score a goal. Unqualified, the word football is understood to refer to whichever form of football is the most popular.

Read More

Cirku i Ëndrrave

The process often starts with a planning stage in which plans are prepared by an architect and approved by the client and any regulatory authority. Then the site is cleared, foundations are laid and trenches for connection to services.

Read More

Open Mic & Jam Maj 2017

OPEN MIC çdo herë përcillet me shumë pjesmarrje dhe ndjekës që e duan muzikën e mirë . Muzikantë të rinj dhe te afirmuar përformuan në këtë natë të mbushur me emocion dhe energji pozitive. Risia e rezervuar për të pranishmit këtë herë ishte sesioni Jam music mbas Open Mic.

Rini Dukuni aty ku është e bukura dhe sidomos muzika! Ju presim!

PlumbÇ, takimi 3 – Mbramje e Hapur Leximi. I ftuar artisti nga Kosova, Shpetim Selmani

PlumbÇ në takimin e tij të tretë mirëpriti lexuesit e miqtë e tij të kandshëm, të cilët sjellin gjithmonë humor dhe energji të bukur. Mbramjes iu bashkuan edhe një grup të rinjsh italian, ku në mesin e tyre, një vajzë përcolli një poezi dedikuar Shqipërisë, shkruar nga mikja e saj. Në pjesën e dytë të mbramjes miqtë e pranishëm, patën mundësi të njihen më afër me penën dhe shpirtin e lirë të artistit nga Kosova Shpëtim Selmani, i cili përcolli poezi dhe mendime e kujtime për të pranishmit nga një bisedë spontane me mikpritësen e mbramjes Elona Çuliq.

Lexuesit e mbramjes:

  • Zita Ujka
  • Arjola Zadrima
  • Suad Arilla
  • Amazona Hajdaraj
  • Adrisa Hoxha
  • Irgen Dragovoja
  • Ramona
  • Zoti Z.
  • Sonia
  • Engjell Gjugja

Falënderojmë gjithë sa ishin pjesë!

Takohemi në Maj, me një tjetër poete të ftuar dhe shumë lexues!

Falënderojmë stafin e ARKA dhe në veçanti Edona Mulla dhe Alkid Erkoçaj për fotot.

Film: Bota nga Iris Elezi dhe Thomas Logoreci

Të shtunën me datën 22, në Qendrën Rinore Arka u bë shfaqja e filmit “Bota”, ku prezent ishin edhe regjisorët e filmit: Iris Elezi dhe Thomas Logoreci.

Sinopsis:​
Tre shpirtra të humbur, Juli, Beni dhe Nora​, ​punojnë në ​kafenen simpatike ‘Bota’​ b​uzë​ kënetë​s​ ku ​ende ​jetojnë me familjet e tyre të interuara gjatë periudhës komuniste​. Të​ tre n​​​ë​ m​ë​nyr​ë​n e tyre​ ​ëndë​rrojn​ë​ ndryshimin dhe daljen nga tranzicioni. ​Por tani që rruga po ndërtohet​, jeta e qetë ​në këtë fshati të izoluar pushon së ekzistuari​ dhe vendime të rë​ndë​sishme duhen ​marrë​​. Me aktorë​t: ​Flonja Kodheli, Artur Gorishti, Fioralba Kryemadhi, Tinka Kurti, Guljelm Radoja, Alban Ukaj dhe Erand Sojli.

Filmin “Bota” e mbulon thjeshtësia e një jete të rëndomtë. Në një zonë të shkretuar të Shqipërisë, ishte një “Botë” brenda një Bote. Një kafe, në të cilën zhvillohen dhe përjetohen emocionet nga hidhërimi deri tek gëzimi; ndjenjat nga urrejtja deri tek dashuria; në të cilën kafe përkujtimi, vdekja, dëshpërimi, liria dhe shpresa kërkojnë përmes dialogut të vërtetën. Dramë e ngjyrosur me shpresën e lirisë, liri e cila nuk varët nga paraja por nga kuptimi gradual i të kaluarës.

Pas filmit vijoi një dialog i shkurtë me regjisorët e pranishëm, i moderuar nga Engjell Gjugja. Disa nga temat ishin se a është filmi fotografi e Shqipërisë së sotshme; Nora dashuron Benin, Beni dashuron paratë, Beni vret Norën shtatzëne për para, etj.

Fitues i ​tetëmbëdhjete çmimeve ndërkombëtare ​si ​dhe filmi përfaqësues i Shqipërisë në Academy Awards 2016, BOTA​​(2014) ​ësht​ë një bashkëprodhim Shqiptar/ Italian/ Kosovar me regji nga Iris Elezi & Thomas Logoreci. Prodh​uar ​nga ERAFilm, PMI dhe ​I’S CONTINUUM.

ReCordis – Primo Shllaku

ReCordisNjerëzit që kanë lënë shenjë në zemrën e Shkodres.

U mbajt në Qendrën Rinore Arka takimi i dytë i ReCordis me të ftuar prof. Primo Shllaku dhe me moderim nga Simon Shkreli.

Ky takim solli në vëmendjen e pjesmarrësve krijimtarinë dhe kontributin e prof. Shllakut në pasurimin dhe zhvillimin e kulturës Shqipe dhe letrave Shqipe.

ReCordis është një format i përmuajshëm, që zhvillohet pranë Qendrës Rinore Arka, i cili synon të risjellë në vemendjen e njerëzve kontributin e firgurave që kanë lënë shenjë në zemrën e Shkodrës dhe më gjërë.

 

 

Taphophile – Ekspozite e Aleksander Sirma

Të shtunën me datë 18 Mars u hap ekspozita e parë personale e artisti të ri Aleksander Sirma në Galerinë Arkapia, pranë Qendrës Rinore Arka.
Përshëndetën në hapjen e ekspozitës dhe inkurajuan promovimin e të rinjve artistë e pedagogë të Arteve Shkodër si Znj. Ila Gjinaj, Ferid Kola etj.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur gjatë dy javëve.

Plumbç – Ledia Dushi #2

Plumbç … mirëpriti me shumë dashni autoren Ledia Dushi.
Një mbramje e përcjellun me poezi e përsiatje për të bukurën, frymën, aktin e krijimit dhe lirinë e shpirtit krijues për me përqafë çdo lexues a shijues të vargut.

Mbramja vazhdoi me lexime nga të rinjtë pjesmarrës me krijimtari personale, rrëfime e fragmente nga libra të autorëve të ndryshëm.

Falenderim për të gjithë ndjekësit e PlumbÇ dhe në veçanti për:

Ledia Dushi
Fjona Bashi
Alma Puka
Laert Kraja
Kristi Brushtulli
Suad Arilla
Elisa Cesaj
Engjell Gjugja
Admira Qorraj
Eri Omari

dhe Enza Rripaj për fotot.

Takimi letrar në kujtim të Martin Camaj

U zhvillua sot në ambjentet e Qendres Rinore Arka një takim letrar për të ndërmendur një nga poetët më të dashtun dhe shënjues në letërsinë shqipe, Martin Camaj.
Ky takim erdhi si bashkëpunim i Qendrës Rinore Arka me shtëpinë botuese Onufri dhe Degën e Albanologjisë në Ludwig-Maximilians-Universität München me rastin e 25-vjetorit të vdekjes së Martin Camajt.
Ishim të nderuar të kishim në panel njerëz të cilët duke e njohur edhe nga afër Camaj, e përcollën figurën e tij si mik, letrar, krijues e stuidues i letërsisë për pjesmarrësit në takim.
Falenderojmë panelin folës të përbërë nga: Hans-Joachim Lanksch, Bardhyl Demiraj, Rita Gjeka, Zija Vukaj dhe Bujar Hudhri.
Gjatë takimit u lexuan poezi nga aktorët e Teatrit “Migjeni” dhe nga nxënësit e shkollës së mesme “Jordan Misja”.
Falenderojmë të gjithë sa ishin në takim!