Open Mic E mbajtur të shtunën e parë të çdo muaji, Open Mic, i jep mundësinë çdo përformuesi të ketë të tijën skenën për 7 minuta. Nuk lejohet të luhet muzikë e regjistruar, duke inkurajuar muzikantët dhe vokalistët të bashkëpunojnë me njëri tjetrin për të krijuar muzikën e tyre. Mbrëmja ofron një mundësi trajnimi fantastike për muzikantët dhe një mundësi argëtimi për audiencën. Ata kanë mundësi të dëgjojnë dhe të njohin artistët e Shkodrës. Netët e Mikrofonit të Hapur i kanë shtuar energji skenës së eventeve kulturore në Shkodër. Shumica e atyre që përformojnë janë nga Shkodra, por kemi pasur dhe nga vende si  Italia ,Turqia apo Britania.