Rreth nesh

ARKA promovon rininë, nëpërmjet programeve të trajnimit dhe edukimit, duke u përqendruar në udhëheqjen etike, e cila kontribuon në rritjen e shoqërisë civile në Shqipëri.
Fokusi kryesor është në ofrimin e trajnimeve, prezantimeve kulturore, promovimin e artit dhe muzikës, së bashku me një vend takimi dhe qendër partneritetit për OJF-të dhe biznesin lokal

ARKA mbështet rritjen ekonomike në Shkodër, me krijimin e programeve shumë të ndjekura dhe rrit krenarinë qytetare duke promovuar ndërgjegjësimin kulturor të pasurive të Shkodrës në fushën e arsimit, arteve, muzikës, biznesit, dhe iniciativave humanitare pro-Shqipëri.

Takime, performanca & hapësirë rekreative

Bar Kafe ARKA është vendi perfekt për të realizuar takimet e juaja private dhe të biznesit. Ju ofron mjedisin e duhur për takime pune dhe për të kaluar pasdite të bukura me miqtë.

Zgjidhni nga kafja e mirë që shërbejmë ose një pije tjetër. Zgjedhjet e shumta që ofrojmë brenda hapësirës së barit, përveç pijeve, përfshin gjithashtu edhe librat në gjuhë të ndryshme.

Gjithnjë mund të gjeni një piano, kitarë apo tambur për të luajtur muzikë: është skena juaj.

Në hapësirat e mbyllura të barit dhe hostelit nuk konsumohet duhan. Ofrojmë mundësi parkimi për biçikletat dhe makinat për frekuentuesit. Free Wi-Fi. Gjithashtu në pjesën e jashtë kemi një kopsht të bukur me mollë dhe gjelbërim.

Galeria Arkapia

Në dialektin gegë “arkapia” është një derë e vendosur midis dy shtëpive, një urë midis dy botëve. E hapur në Prill të vitit 2016, ARKAPIA është një urë midis të shkuarës së pasur kulturore të Shkodrës, me të tashmen dinamike dhe kulturore të saj. Galeria ka ekspozuar punime nga artistë internacional të njohur, ashtu sikur edhe nga artistë të rinj.

ARKAPIA është e mbështetur nga dy artistë vullnetarë. Ekspozitat shoqërohen nga art talks. Komisioni i Galerisë Arkapia ka krijuar itinerare udhëtimi dhe një program rezidence artisti

Liber point

Kur ishte hera e fundit që keni lexuar një libër? A është përditshmëria juaj e mbushur me tweeter, facebook, instagram?

Në ju ofrojmë mundësi që ta ndryshoni këtë përditshmëri, duke lexuar librat në gjuhë të ndryshme, që ofrojmë brenda hapësirës së barit.

Sepse, të lexosh ka disa të mira, si:

  • Reduktim të stresit
  • Zgjerim të fjalorit
  • Përmirësim i aftësive të të menduarit kritik
  • Përmirësim i aftësive të të shkruarit
  • Qetësi
  • Argëtim pa pagesë
  • Ofron dije

Qendra Rinore Arka kujdeset për ju!